CH-Ballkani
Shtrenjtohen taksat rrugore në Kroaci
Taksat rrugore nga Zagrebi deri në Split dhe anasjelltas kushtojnë pak më shumë se 50 euro, ndërsa në vende të tjera aq kushton vinjeta vjetore.
Pas rritjes së çmimit të taksave rrugore, banorët e Kroacisë u bëjnë thirrje turistëve që të mos përdorin autostradat, por të njohin bukuritë natyrore të vendit duke përdorur rrugët magjistrale, shkruan Index.hr, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave kroate nga rritja e çmimeve të taksave rrugore përfitojnë zyrtarët e shtetit në kurriz të taksapaguesve dhe tremben turistët të cilët në të vërtetë kontribuojnë në ekonominë e vendit.
Qytetarët mendojnë se rritja e çmimeve të taksave ka ardhur si rezultat i punësimit të militantëve partiak, si dhe ngjyrosja e panevojshme e mureve e tuneleve, të cilat kushtojnë miliona kuna.
Taksat rrugore nga Zagrebi deri në Split dhe anasjelltas kushtojnë pak më shumë se 50 euro, ndërsa në vende të tjera aq kushton vinjeta vjetore.
Index.hr këshillon turistët të përdorin rrugë alternative. Shumica e rrugëve magjistrale në Kroaci kalojnë pjesët më të bukura të vendit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg














