Feja
Shtypi zviceran e vlerëson pozitivisht Unionin e imamëve shqiptarë në Zvicër
E njoftuar përmes albinfo.ch, «Le Matin Dimanche» i kushton një shkrim me qasje lavduese Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Imamët shqiptarë bashkohen kundër ekstremizmit, kështu nëntitullohet shkrimi i gazetares Camille Krafft në numrin e të sotshmes të « Le Matin Dimanche », javore e së dieles më e lexuar në Zvicrën romande.
Një Unioni i ri i cili lartëson dialogun ndërfetar ka parë dritën në Zvicër. Ai profilohet si një kundërpeshë e moderuar ndaj Këshillit qendror islamik të Nicholas Blancho.
Lufta kundër ekstremizmit, dialogu ndërfetar si dhe transparenca figurojnë në vend të mirë në statuset e kësaj organizate, të publikuara më 22 janar të këtij viti.
Unioni i imamëve shqiptarë të Zvicrës, i cili numëron tridhjetë anëtarë, dëshiron ta përmirësojë imazhin e islamit si dhe myslimanëve në Zvicër, të cilin e gjykon seriozisht të dëmtuar nga votimi mbi minaretë më 2009. Duke e afishuar rolin e një ambasadori, Unioni ofron një zë për shumicën e myslimanëve të Zvicrës të cilët e praktikojnë një islam të moderuar. Kryetari i saj, imami i Kreuzlingen, Rejhan Neziri, llogarit poashtu të reagohet publikisht ndaj qëndrimeve të cilësuara si esktremiste apo fanatike, thotë ai për portalin albinfo.ch.
« Është një hap me rëndësi, analizon Christophe Mottet, hulumtues në Universitetin e Lozanës. Pas votimit mbi minaretë, myslimanët e Zvicrës e kanë realizuar se duhet të organizohen. Deri këtu, ekstremistët e kanë zaptuar hapësirën. Sot, imamët bashkohen dhe pastaj, poashtu edhe komuniteti do të duhej t’i mbështesë. Mirëpo, nuk duhet harruar se në mesin e imigrantëve myslimanë ka shumë persona në gjendje ekonomike të vështirë, të cilët kanë preokupime tjera nga ajo e përfaqësimit të komunitetit ».
Për hulumtuesin në fjalë, Unioni i imamëve shqiptarë ofron një alternativë ndaj Këshillit qendror islamik zviceran të Nicholas Blancho, i cili përmes projektit të ndërtimit të një xhamie në Bernë apo hapjes të një televizioni islamik monopolizon vëmendjen e opinionit. « Rryma salafaiste në versionin e Blanchos është shumë e aftë për ta dëgjuar zërin e saj, mirëpo ajo nuk është aspak përfaqësuese e shumicës myslimane. Islami tradicional kosovarë është një islam i moderuar, i inspirimit turk. Këto vitet e fundit, ca imamë të shkolluar në Arabinë Saudite e kanë importuar një rrymë vehabite në Kosovë, mirëpo popullata nuk identifikohet me ata ».
Bashkim Iseni, drejtor i portalit albinfo.ch dhe hulumtues në Universitetin e Neuchâtel-it, analizon poashtu në mënyrë shumë pozitive lindjen e këtij Unioni : « Imamët e rinj të cilët janë në bazë të këtij projekti janë mirë të integruar në Zvicër. Ata flasin gjuhën e vendit, lexojnë gazetat, janë të afërt me popullatën. Optika e tyre është liberale. Për ata, tekstet fetare duhet të lexohen në funksion të kontekstit ku gjendemi ». Për Bashkim Iseni, dalja në shesh e Unionit të imamëve shqiptarë do të duhej të kontribojë në njohjen më të mirë të « shumicës së heshtur» të mysimanëve të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












