Kosova
Shuarja e familjes Bllaca, detaje të rënda nga skena e krimit
Një familje në Gjilan është shuar krejtësisht, duke shënuar kështu një nga krimet më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Gazeta Express merr vesh se në momentin kur policja e Kosovës vrau prindërit dhe dy vëllezërit e saj, njëri prej tyre ishte në gjumë. Tek secila viktimë ajo kishte shkrepur së paku nga dy plumba. Gazeta Express sjell detaje të rënda për krimin e pesëfishtë që ndodhi dje në familjen Bllaca.
Në secilin cep të shtëpisë dykatëshe në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e 18 shkurtit u gjet nga një viktimë. Në atë shtëpi u vranë katër anëtarët e familjes Bllaca. Krimi i rëndë, sipas organeve të hetuesisë kosovare, tashmë është konfirmuar se u krye nga vajza e vetme e familjes Bllaca, Valdetja, e cila kishte qenë edhe zyrtare policore në Policinë Rajonale të Gjilanit.
Por, detajet e e ngjarjes me pesë viktima ende kanë mbetur misterioze.
Gazeta Express ka siguruar informacione rreth mënyrës se si u gjetën pesë anëtarët e vdekur të familjes Bllaca në Gjilan.
Në bazë të hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët dje kanë qenë në vendin e ngjarjes, të vrarët ishin në pjesë të ndryshme të shtëpisë.
Sipas informatave të Gazetës, njëri nga vëllezërit Bllaca dyshohet se u vra në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë, ku jetonin familja Bllaca. Ai, aty u gjet pa shenja jete. Tjetri djalë i familjes Bllaca u gjet i shtrirë në korridorin e shtëpisë.
Ndërkohë që njollat e gjakut kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë. Krimin e rëndë, policja e Kosovës, Valdete Bllaca dyshohet se e vazhdoi në dhomën e ndejës, aty sipas burimeve gjendej babai i saj 70-vjeçar, të cilin e vrau e bija.
E vdekur në ambientet e kuzhinës së shtëpisë u gjet edhe nëna e Valdetes, 64-vjeçare.
Por, Valdete Bllaca pas vrasjes së katër anëtarëve të familjes kishte qënduar për disa orë afër kufomave të tyre. Më pastaj brenda derës hyrëse të shtëpisë së saj ajo dyshohet se i dha fund jetës së saj.
“Kishte kufoma gjithandej. Që nga kati i dytë i shtëpisë e deri në dhomën e ndejës”, e kanë përshkruar ambientin e shtëpisë hetuesit që kanë qenë brenda saj.
Tek secila viktimë kishte së paku dy plumba të shkrepur.
Por, motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihet. Tashmë ka të dhëna se autorja është trajtuar te psikologu. Autopsia e trupave pritet të përfundojë sot. Për ceremoninë e varrimit pritet të vendoset brenda ditës së sotme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor