Shkurt.ch

Shumë kantone e ndalojnë zjarrin

Kurrë nukka qen periudha prill-qershor kaq e nxehtë sa këtë vit.

Vera 2018 e ka tejkaluar të nxehtin e vitit 2003 dhe kjo javë vijon me të nxehtin përvëlues, shkruan blick.ch.

Për këtë është shtuar lista e kantoneve zvicerane të cilat e kanë ndaluar zjarrin. Për shkak të thatësirave zjarrin nëpër male e kanë ndaluar edhe kantonet e Zvicrës qendrore Luzern, Uri, Schwyz, Ob- dhe Nidwalden si dhe Zug. Ky ndalim më parë vlente në kantonet Graubünden, Thurgau dhe St. Gallen si dhe në Principatën e e Liechtensteinit. Kurse një ndalim absolut vlen në Tessin, Wallis dhe në lu.ginat jugore të Graubündenit.

Javës tjetër, duke filluar nga një gushti, çështja do të shqyrtohet edhe njëherë dhe vendimet mund të ndryshohen.