Kosova
Shumë para të falsifikuara në tregun e Kosovës
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në një rast në vitin 2017 ishin konfiskuar mbi 2 milionë euro para të falsifikuara
Vetëm brenda gjashtë muajve të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 250 raste të parave të falsifikuara, derisa në vitin e kaluar të raportuara kanë qenë afro 800 raste.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në një rast në vitin 2017 ishin konfiskuar mbi 2 milionë euro para të falsifikuara.
Për sa u përket masave kundër falsifikimit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet për avancimin e raportimit të parave të gatshme të dyshuara si false.
Kushtrim Ahmeti zëdhënës në BQK në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se lufta kundër parasë së falsifikuar është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse, duke përfshirë këtu edhe institucionet financiare të licencuara nga Banka Qendrore që veprojnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Në vitin 2017 kemi pasur një rritje prej 89 për qind të numrit të parave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Numri i këtyre kartëmonedhave ishte 1,557, kurse shuma e tyre ishte mbi 100 mijë euro”, thotë Ahmeti.
Ai shton se pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt. Ndërsa, sipas tij, kartëmonedha më e falsifikuar në vitin 2017 kanë qenë kartëmonedha e denominimit prej 100 euro.
Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tek institucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të nxirren nga qarkullimi dhe menjëherë t’u dërgohen autoriteteve të caktuara.
Ndërkohë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, vënia e parave të falsifikuara në qarkullim ka efekte negative në ekonominë e një vendi.
Por, për t’i ikur parave të falsifikuara, eksperti i çështjeve financiare Milazim Abazi thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët duhet të reduktojnë transaksionet me para të gatshme dhe çdo gjë të bëhet përmes kartelave bankare.
Ndryshe, që nga janari i vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën nga valuta gjermane marka në valutën euro.
Në atë kohë Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë bën angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave falso, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave falso.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













