Shumicë solide pro iniciativës për ndalimin e armëve
52 për qind janë shprehur për ndalimin e mbajtjes së armëve në shtëpi, kërkesë kjo e iniciativës që votohet më 13 shkurt
Sondazhi i radhës i bërë me qytetarë zviceranë me të drejtë vote lidhur me “iniciativën e mbrojtjes nga dhuna e armëve”, ka nxjerrë një shumicë solide që do të votonin pro iniciativës.
52 për qind të të anketuarve janë shprehur në të mirë të ndalimit të mbajtjes së armëve në shtëpi, që është njëra ndër kërkesat e iniciativës për të cilën zviceranët do të votojnë në referendumin e 13 shkurtit.
39 për qind kundërshtojnë iniciativën ndërsa 9 për qind tregohen të pavendosur.
Përqindja e mbështetësve të iniciativës është dukshëm më e lartë në mesin e femrave, shkruan 20Minuten.ch. 67% të tyre janë pro iniciativës dhe vetëm 27% kundër.
Meshkujt po ashtu do të votonin pro iniciativës por me një epërsi më të vogël. 51% të tyre janë për dhe 44% kundër.
Sondazhi është realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit gfs Bern, me porosi nga SRG SSR me 1214 të anketuar në mes të datave 3 dhe 8 janar.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











