Kosova
Kërkohet rishqyrtimi i vendimit për mosorganizimin e dasmave në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka pritur në takim Luan Bajramin, bashkë me anëtarë të shoqatës hoteliero-turisitike “Pro In”.
Përfaqësues të shoqatës pas takimit thanë se janë të gatshëm të fillojnë punën sipas rregullave të institucioneve shëndetësore, raporton EkonomiaOnline.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë për anulimin e dasmave do të ndikojë negativisht te sektori i hotelerive dhe përfaqësuesit e restoranteve.
“Sot kam takuar individualisht dhe në grupe shoqatave të ndryshme, të cilat prekin një ombrellë të bizneseve të rëndësishme që lidhen me turizmin, nga hoteleria, shërbimi i ushqimit dhe veprimtaritë e tjera të ndërlidhura”.
“Është edhe një temë që është ngritë nga MSH-ja që ka krijuar një pasiguri te bizneset dhe qytetarët sidomos edhe tek pjesa e diasporës, e cila është e rëndësishme për qëndrueshmërinë e bizneseve. Nuk ka vendim në bllok për me ndal asnjë veprimtari, mbetet në varësitë e situatës me pandeminë, por edhe në kushtet për me filluar puna do të ketë vështirësi. I bëjmë thirrje qeverisë të jetë në dialog me bizneset për zgjidhje funksionale dhe për situatën financiare dhe obligimet që i kanë”, tha Rukiqi.
Varis Xhejlani nga kjo shoqatë ka kërkuar që të rishikohen vendimet e marra nga institucionet dhe që ministri i Shëndetësisë të dalë të sqarojë këtë çështje.
“Nuk duhet të mendohet që ne apo kolegët tanë po i injorojnë çështjet e shëndetit, por është që të diskutohet çështja e dasmave. Kërkesa jonë është që këto vendime të rishikohen. Kërkojmë nga ministri të dalë me një sqarim dhe deklaratë tjetër”, tha ai.
Armend Berisha tha se nëse nuk punon sektori i tyre, do të jetë vit i vështirë për Kosovën.
“Sektori ynë pas deklaratës së ministrit ishim të shqetësuar, jemi të shqetësuar, pasi dasmat janë të lidhura me mërgatën, nëse nuk punon sektori ynë, do të jetë një vit i vështirë për Kosovën. Është një zinxhirë që lidhet me dasma, ne kërkojmë të shqyrtohet se si mund të bëhet”, tha ai.
Xhevdet Hyseni, nga shoqata hoteliero-turisitike “Pro In”, tha se janë duke e hartuar një plan se si do të jenë organizimet e dasmave në të ardhmen.
“Ne si shoqatë jemi duke hartuar një plan se si do të jenë organizimet në të ardhmet, do të bëhet një protokoll i organizimeve që do ta bëjmë me institucionet shëndetësore. Dje kemi pasur një takim ku është thënë se e gjitha do të varet nga situata epidemiologjike”, u shpreh ai.
Kurse Armend Berisha tha se një kërkesë me nënshkrimet e 20 bizneseve do ta dorëzojnë në MSH.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














