Lajme

Si do të udhëtojmë brenda 50 vjetëve të ardhshme?

Në më pak se 100 vjet, njerëzimi kaloi nga kuajt tek udhëtimet hapësinore.

Dëshira jonë e pashuar për të zbuluar dhe nevoja e vazhduar për të udhëtuar u bënë bashkë, për të bërë që sektori i transportit të pësonte një progres të jashtëzakonshëm.

Ne jetojmë në kohën e teknologjive të reja, automatizimit, Inteligjencës Artificiale (AI), zhvillimeve të energjisë së rinovueshme dhe standardeve të reja në udhëtim – ndaj është e sigurt që në dekadat e ardhshme mjetet me të cilat ne udhëtojmë do të ndryshojnë në mënyrë radikale.

Lëvizja tek energjia elektrike 

Efektet e vazhduara të pandemisë dhe përkeqësimi i klimës po luajnë një rol të rëndësishëm në rikonceptimin e të të udhëtarit. Për shumë, e ardhmja është elektrike.

“Me pak fjalë, çdo gjë që punon duke djegur diçka do të ketë ndaluar”, shprehet CEO i firmës daneze Fastned, Michiel Langezaal.

Sidoqoftë, për ekonomistin nga Universiteti i Cambridge, Dr. Justin Bishop transferimi tek elektriket nuk është aq i thjeshtë sa mendohet, duke qenë se mund të kërkojë sasi edhe më të mëdha energjie.

Ja pse Bishop shprehet se ‘udhëtimi pro-aktiv’ ka nisur të kthehet në një qëllim në vetvete.

Ideja e tij anon nga  “qytetet 15-minutëshe”, ku integrimi i planifikimit urban dhe shkurtimi i distancave, do t’i lejojë banorët t’i përshkojnë distancat e përditshëme ose me këmbë dhe biçikletë, ose me transport publik./Euronews