Bota
Si ndikoi virusi në turizmin evropian
Koronavirusi ka ndikuar jo vetëm në ekonomi e shëndetësi, por edhe në turizmin evropian
Sektori evropian i turizmit ka humbur dy milionë netë në hotele, që nga janari, për shkak të epidemisë së koronavirusit, tha eurokomisioneri për Ekonominë Thierry Breton, i cili i vlerëson humbjet në këtë industri në një miliard euro më pak në muaj.
“Që nga janari, janë dy milionë netë më pak për industrinë evropiane të turizmit dhe rreth një miliard euro më pak çdo muaj për sektorin”, tha në një intervistë për shtyp komisioneri francez, përgjegjës për Tregun e Brendshëm, transmeton ATSH.
Kina, vendi “emetues” më i madh i turistëve, me afro 150 milionë udhëtime jashtë vendit në 2018, i pezulloi udhëtimet jashtë vendit më 25 janar, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e epidemisë, përcjell albinfo.ch.
Ajo është, gjithashtu, edhe vendi në të cilin shtetasit kalojnë më së shumti ndërsa udhëtojnë.
Vetëm për Evropën, udhëtarët që vizituan Perandorinë e Mesme përfaqësuan 30,2 % të vlerës totale të shitjeve me vlerësim zero në vitin 2019, sipas kompanisë së specializuar “Planet”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












