Kosova
Si ndodhi aksidenti ku vdiq mërgimtari nga Zvicra
Tahir Palushi që vdiq tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po planifikonte të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer një i afërm i tij
Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë.
Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në një nga spitalet atje, raporton Express.
Tahir Palushi që vdiq tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po planifikonte të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer një i afërm i tij, përcjell albinfo.ch. “Mbrëmë u nis prej Zvicrës me ardh. Më 7 gusht ka pas me martu djalin e madh”, tha familjari i tij.
Palushi ka tre fëmijë dhe prej kohësh jetonte në Zvicër, rrugës për në Kosovë ai humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Slloveni.
Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Tahir Palushit gjatë aksidentit të mbrëmshëm në Slloveni sa ishte duke u kthyer për pushime në Kosovë.
Petrit Hajdari, kunsull i Kosovës në Slloveni ka deklaruar se ambasada është njoftuar mbrëmë për rastin ku një kosovar ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas Hajdarit dy kosovarët ishin duke u kthyer për pushime në vendlindje. “Të aksidentuarit, shtetas nga Kosova, po ktheheshin për pushime në vendlindje”, ka deklaruar Hajdari për Insajderin.
Po ashtu më tej ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur derisa dy kosovarët po e rregullonin gomën e veturës së tyre, ndërsa ishin goditur nga një kamion me regjistrim kroat, përcjell albinfo.ch.
“Sipas informatave, fatkeqësia ka ndodhur në momentin deri sa ata po e rregullonin gomën e automjetit të tyre, në shiritin ndihmës të autostradës, afër vendit të quajtur Grmolje/Slloveni. Sipas informatave, me këtë rast ata i ka goditur një kamion me regjistrim kroat, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim”, ka deklaruar ai.
Më tej konsulli ka thënë se Ambasada e Kosovës në Lubjanë po e përcjell rastin dhe ka kontaktuar me familjarët e viktimave.“Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, ndjen keqardhje për rastin dhe i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa të lënduarit shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar Hajdari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












