Botë
Si të vizitohet Venecia pa shpenzuar shumë para?
Venecia shpesh lidhet me luksin dhe ekstravagancën, por qyteti ka shumë vende të cilat mund të vizitohen pa shpenzuar shumë, si dhe pa sakrifikuar argëtimin apo aventurën.
Venecia, “Qyteti i Kanaleve”, është i njohur për arkitekturën, historinë e Rilindjes, artin e jashtëzakonshëm dhe atmosferën romantike.
Në vazhdim renditen disa aktivitete falas për të bërë në Venecia, pa pasur nevojë të shpenzoni shumë para.
Përfitoni nga ditët falas të muzeut në Venecia
Venecia ka disa vepra madhështore të artit dhe fatmirësisht, shumë nga muzetë ofrojnë hyrje falas në ditë të caktuara.
Të dielën e parë të çdo muaji, hyrja në Muzeun Gallerie dell’Accademia, Galleria “Giorgio Franchetti” alla Ca’ d’oro, Muzeun Arkeologjik Kombëtar, Muzeun e Pallatit Grimani dhe Muzeun e Artit Oriental, është falas.
Viztoni lagjen hebraike
Lagja Çifute është një lagje historike në Venecia, që u krijua në shekullin e 16-të, kur Republika Veneciane i detyroi banorët hebrenj, të jetonin në komunitete të ndara
Sot, kjo zonë ende luan rol jetik në jetën e popullsisë hebraike të Venecias. Kjo lagje ofron një vështrim në të kaluarën shumëkulturore të qytetit dhe është shtëpia e sinagogave të bukura dhe Muzeut Hebre të Venecias.
Shëtisni nëpër Piazza San Marco
Të vizitosh Sheshin San Marco, është një nga gjërat më të mira për të bërë në Venecia. Ky shesh i bukur është i rrethuar nga disa nga monumentet më të rëndësishme dhe mahnitëse të Venecias, duke përfshirë Bazilikën e Shën Markut, Pallatin e Dukës dhe Këmbanoren
Vizitorët mund të bëjnë një shëtitje të qetë nëpër shesh, të shijojnë muzikë live dhe të zhyten në atmosferën dhe kulturën e pasur të qytetit.
Vizitoni Urën e Rialtos
Asnjë udhëtim në Venecia nuk mund të jetë i plotë, pa shijuar bukurinë e urës së Rialtos, urës më të vjetër në Kanalin e Madh.
Megjithëse shumë ura janë ndërtuar që nga shekulli i 12-të, arkitektura e tanishme e Urës së Rialtos u ndërtua në shekullin e 16-të. Sot, kjo urë vazhdon të jetë një nga monumentet kryesore në të gjithë Venedikun
Eksploroni Tregun Rialto
Tregu Rialto është një treg plot gjallëri, që shet produkte të freskëta dhe ushqim deti. Vizitorët mund të shëtisin nëpër stenda dhe të mësojnë rreth përbërësve dhe erëzave, që përdoren në kuzhinën lokale të Venecias.
Për ata, që duan të sjellin një shije të Italisë në shtëpi, tregu ka komplete të ndryshme makaronash dhe suvenire.
Shijoni perëndimin në Venecia
Sado klishe, që mund të tingëllojë, nuk ka mënyrë më të mirë për të përfunduar një ditë në qytetin e bukur të Venecias, sesa të gjesh vendin e përsosur për të parë teksa perëndon dielli dhe qyteti vishet plot ngjyra dhe shkëlqim.
Ka shumë vende për të parë perëndimin e diellit në Venecia, që ofrojnë pamje mahnitëse, si Piazza San Marco, por disa zona ofrojnë pamje më të bukura se të tjerat.
Punta della Dogana, në distriktin Dorsoduro, ofron pamje panoramike të qytetit ndërsa dielli perëndon. Zattere është një shëtitore e gjatë, që shkon përgjatë anës jugore të Venecias dhe është një vend tjetër i mrekullueshëm, për të parë perëndimin e diellit mbi qytet.
Vizitoni kishat e Venecias
Venecia është shtëpia e disa prej kishave më të bukura në botë dhe t’i shohësh ato nga afër, është një nga gjërat më të mira për të bërë në përgjithësi në Itali, jo vetëm në Venecia.
Disa kisha në Venecia, mund të kenë tarifa për të parë dhoma dhe ekspozita shtesë, por shumë nga katedralet e Venecias ofrojnë hyrje falas, në kohë të caktuara të ditës. / The Travel
E-Diaspora
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards që pritet të...
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
Jeta në Zvicër
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër Dallimi në mes shtëpive të pleqve dhe Spitexit është se në këtë të fundit ofrohen të...
-
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën
-
Amir Saipi, zvicerani me origjinë kosovare, një nga portierët më premtues të futbollit zviceran
-
Ristrukturohet Migros Lucerne dhe Ticino, preken vende pune
-
Lozana riorganizon policinë e saj bashkiake dhe vendos tre herë më shumë përcjellje policore