Turizëm

Si t’i shijoni pushimet

5 këshilla të çmuara për të shijuar më së miri këto pushime aq shumë të merituara

Më në fund, pushimet erdhën. Dhe këtë vit, janë më të çmuara se kurrë. Pas muajve në izolim, muajve me frikë dhe me paqartësi të rënda, t’ia dilni të shkëputeni për disa ditë, mund të jetë e rëndësishme, jetike. Kështu shprehet Roberto D’Incau, ‘head hunter’ i njohur dhe autor i disa librave.

“Duhet një shkëputje prize nga shqetësimet e pandemisë dhe nga hiperdixhitalizimi, që nga një anë na krijoi mundësinë të punojmë gjithsesi nëpërmjet smartworking, por nga ana tjetër tronditi balancën tonë jetë profesionale – jetë personale, duke i bërë ditët tona një seri e pandërprerë mbledhjesh online”.

5 këshilla të çmuara për të shijuar më së miri këto pushime aq shumë të merituara

Hiqni dorë nga hiperdixhitalizimi: Thelbësore për vijimin e punës gjatë izolimit (lockdown), por duke shkaktuar lindjen e burimeve të reja të stresit, ndër të cilat telefonatat para kompjuterit, takimet online, marrëdhëniet në distancë me kolegët. Sektori teknologjik, me gjithë avantazhet, duhet të reflektojë nevojën në organizimin e jetës online, të lidhur vazhdimisht me rrjetin, dhe jetën reale, e përbërë nga moment offline, pa pasur ankthin e një telefoni që bie apo emaili për t’u lexuar. Këto pushime janë momenti për të kaluar sa më pak orë përpara telefonit dhe në rrjetet sociale, për të shijuar plotësisht natyrën, me ritmet e saj të ngadalta dhe zbulimin e peizazheve të bukura”, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.

Largimi i stresit: “Izolimi edhe për ata që ia dolën mbanë ta menaxhonin më së miri, ka përkeqësuar cilësinë e gjumit, me më pak orë çlodhje efikase dhe më shumë aktivitet onirik, për shkak të frikës dhe ankthit të përjetuar çdo ditë, me pasoja të mëdha në të pandërgjegjshme. Qëllimi i kësaj vere është t’i kushtoni vetes disa momente relaksi, me aktivitete që t’ju shtyjnë që të shtendosni nervat dhe për disa javë më pas të përjetoni gëzimin e shkujdesur tipike të “fëmijës” që gjendet brenda jush. Ndonjëherë, për të gjetur paqen, është e nevojshme braktisja e diktatit që ne vetë i imponojmë vetes, i cili shpesh gjeneron stres”.

Të mos qenët FOMO i varur: FOMO, Fear of missing out, e njohur si frika i të mos qenët i lidhur dhe humbjes së diçkaje. Kontrolli i telefonit sapo hapni sytë në mëngjes, apo para se të flini, duke lexuar email-in apo lajme, tashmë është shndërruar në përditshmëri, për pjesën më të madhe të njerëzve. Kjo përditshmëri rrezikohet të kthehet në fiksim dhe burim stresi nëse nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Gjatë pushimeve është e këshillueshme të caktoni një orar për leximin e email-eve të punës dhe më pas t’ia kushtoni pjesën tjetër të ditës çlodhjes.

“Family Burnout”: Izolimi ka vënë në një sprovë të vështirë gjithë ata prindër, të cilët papritur e panë veten se duhet të menaxhonin punën nga shtëpia dhe në të njëjtën kohë, detyrat dhe mësimet online të fëmijëve. Në fund të karantinës, shpesh ishin gratë ato që duhet të qëndronin në shtëpi me fëmijët dhe për pasojë, të vuanin më shumë fenomenin e mbingarkesës (burnout) i cili ka vënë në krizë ekuilibrat familjarë dhe vetë rendimentin në punë. Këto pushime mund të jenë rasti për të rimenduar ndarjen e detyrave brenda shtëpisë dhe për të riorganizuar në qetësi rifillimin e aktiviteteve në shtator, në mënyrë që të dy prindërit të jenë gati të kryejnë punën e tyre pa shumë stres”.

Gëzojini pushimet: Mund të duket një këshillë e tepërt, por është më e rëndësishmja. Do të jenë pushime ndryshe, por shumë do të duhet të heqin dorë nga destinacionet e zakonshme, dhe pikërisht për këtë arsye, kjo verë do të jetë e rëndësishme të kuptoni momentin dhe se ndonjëherë, ndryshimi i zakoneve, ngadalësimi i ritmeve dhe hedhja e shikimit diku gjetkë mund t’ju sjellë kënaqësi dhe surpriza të papritura.