Kosova
Si u grabit ari në “Swiss Diamond”
Dhjetë persona janë dënuar me burg, gjobë dhe kompensim dëmesh për grabitjen në “Swiss Diamond” dhe “Bankën TEB”
Grabitja në hotelin e Prishtinës “Swiss Diamond”, sipas aktakuzës, kishte ndodhur më 28 maj të vitit 2014, rreth orës 03:50 minuta, ndërsa në “Bankën TEB” më 1 qershor po ashtu më 2014.
Grabitësit, sipas aktakuzës, në lokalin e Vilson Palokajt “Vip Gold” brenda hotelit “Swiss Diamond” kishin marrë stoli të çmueshme në vlerën 199.530.00 euro, ndërsa në “Bankën TEB” grabitën 39.930 euro, shkruan ‘kallxo.com’.
Për këto grabitje akuzoheshin dhe u dënuan Shkëlzen Leci, Ibrahim Çollaku, Shpend Krasniqi, Durim Ajupi, Agon Dulla, Xhemajl Qadraku, Liridon Leci, si dhe Vebi Beqolli dhe dy djemtë e tij Fatlum Beqolli e Mentor Beqolli, përcjell albinfo.ch.
Grabitjen të akuzuarve, sipas aktakuzës, ua kishte bërë më të lehtë punëtori i sigurimit në “Swiss Diamond” dhe njëri nga të akuzuarit Shpend Krasniqi.
Ai sqarohet në aktakuzë se kishte lënë të hapura dyert e hyrjes kryesore të hotelit, si dhe kishte larguar punëtorin nga hyrja kryesore, ndërsa kishte hequr nga rruga edhe makinën e një mysafiri, duke e çuar në garazh. Pastaj të akuzuarit, siç sqarohet në aktakuzë, kishin hyrë të maskuar, me dorëza në duar dhe të armatosur në hotel dhe kishin grabitur stoli në vlerën e gati 200 mijë eurove.
Më pas Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli në grup edhe me Xhemajl Qadrakun, Mentor Beqollin dhe Hyzri Tullarin një pjesë të stolive të vjedhura, sipas aktakuzës, i kishin fshehur në afërsi të një rruge në Matiqan. Në aktakuzë thuhet se pas disa muajsh të akuzuarit i morën paratë nga vendi ku i kishin fshehur dhe i dërguan te shtëpia e Xhemajl Qadrakut, aty ku i gjeti edhe policia. Pesë nga dhjetë të akuzuarit kishin grabitur edhe në Bankën “TEB” në Kodër të Diellit më 1 qershor 2014. Në këtë grabitje ishin përfshirë Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku, Fatlum Beqolli, Liridon Leci dhe Agon Dulla.
Sipas aktakuzës, ata kishin hyrë të maskuar dhe të armatosur në Bankën “TEB”, ku Tullari dhe Beqolli me armë në dorë i kishin kërcënuar punëtorët e bankës, me ç‘rast edhe kanë grabitur shumën e të hollave prej 39.930 eurove. Gjykata për këto grabitje i shpalli fajtorë dhe i dënoi të akuzuarit.
Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli u dënuan me nga gjashtë vjet burgim, Shpend Krasniqi me tre vjet e gjashtë muaj burgim, e Agon Dulla me një vit e pesë muaj.
Xhemajl Qadrakut, Mentor Beqollit dhe Liridon Lecit gjykata ua shqiptoi dënimin me burg prej nga një viti secilt, ndërsa Durim Ajupi është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërkaq Vehbi Beqolli me gjobë në shumën prej 1.000 eurove.
Përveç dënimit me burg, tre të akuzuarit Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli do t’i kompensojnë dëmin bankës “TEB” shumën prej 39.930 eurove, si dhe të dëmtuarit Vilson Palokaj shumën e dëmit të shkaktuar prej 38.000 eurove.
Në njërën nga seancat e mbajtura, i dëmtuari Selim Pacolli ka deklaruar para trupit gjykues në krye me gjyqtaren Shpresa Hasaj- Hyseni se nuk kërkon kompensim të dëmit material.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Falimenton “Güggeli-Express”, mbyllen të gjitha pikat e shitjes në Cyrih dhe rrethinë Mbyllet kompania e njohur zvicerane “Güggeli-Express”, bosh mbeten 72 pika shitjeje... -
Gjykata i jep të drejtë gruas së cilës iu mohua shtetësia zvicerane për këtë arsye -
Studimi: Cyrihu ndër qytetet më problematike në Evropë për vozitje -
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik












