Lajme
Siguria në Kosovë, Komandanti i KFOR-it takon krerët e Ambasadave të huaja
Komandanti i KFOR-it, Franco Federici është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë dhe me ambasadorët e ShBA-së, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim ka munguar ambasadori gjerman në Kosovë, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ky takim sipas një njoftimi në KFOR-it ishte drekë punë ku u diskutua situata e sigurisë në Kosovë.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici, u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Poashtu në njoftim thuhet se janë diskutuar edhe veprimet e mëtejshme.
“Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu. Vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana













