Lajme
Sigurimi shëndetësor paguan testet për diagnostikimin e koronavirusit
Testi, i cili kushton 180 franga zvicerane, do të fillojë të rimbursohet (kompensohet) nga e mërkura, më 4 mars
Testi diagnostikues i koronavirusit të ri Sars-CoV-2 do të rimbursohet nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Këtë njoftim e ka dhënë sot Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan srf.ch. Testi, i cili kushton 180 franga zvicerane, do të fillojë të rimbursohet (kompensohet) nga e mërkura, më 4 mars.
Departamenti Federal i Punëve të Brendshme, në kuadër të të cilit vepron edhe BAG, ka vendosur që ky test të shtohet në listën e analizave që i nënshtroheshin pagesës nga kompanitë e sigurimit shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Diagnostikimi i koronavirusit të ri Sars-CoV-2 është pjesë e masave të rekomanduara nga BAG për të luftuar epideminë, sipas një njoftimi për media nga BAG.
Të premten e kaluar Daniel Koch, drejtues i Departamentit të sëmundjeve ngjitëse në kuadër të BAG-së, pati njoftuar se kompanitë e sigurimeve shëndetësore do të paguanin për testet.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














