Jeta në Austri

Sigurohu sot, që nesër të jesh më i sigurt

Berat Qelaj është agjent sigurimesh në Vjenë dhe punon për “Wiener Städische Versicherung”. Ai tregon për albinfo.at se cilat sigurime kanë vlerën më të madhe për të ardhmen dhe jetën e secilit prej nesh

Në vitin 1993 bashkë me familjen kishte migruar nga Kosova për në Austri. Në atë kohë ishte vetëm 6 vjeçar. Më të ardhur në Vjenë, ai u integrua shpejt në shoqërinë austriake. Përfundoi me kohë shkollimin, ndërsa si profesion zgjodhi dizajnin grafik. Për dhjetë vite ka punuar si disenjator për gazeta dhe revista të ndryshme austriake. Por, duke qenë gjithmonë kërkues nga vetja dhe i gatshëm të sprovojë veten edhe në drejtime tjera, Berati zgjodhi që të punojë si agjent sigurimesh.

„Puna apo profesioni i cili të obligon të rrish ulur gjatë tërë ditës në një zyrë, sado që mendohet se është një punë komode, megjithatë të krijon monotoni. Kisha dëshirë të gjeja një punë e cila të jep mundësinë edhe të jesh në terren, të komunikosh me njerëz por, edhe të punosh nga zyra. I shikova ofertat e të gjitha kompanive të sigurimeve, dhe më së shumti më pëlqeu oferta e “Wiener Städitsche Versicherung”. Kjo kompani jo vetëm që më ofroi një ofertë që më konvenonte mua personalisht, por kishte oferta të mira të sigurimeve edhe për klientë“, shprehet për albinfo.at, 34 vjeçari nga Deçani.

 

Në këtë kompani sigurimesh Berati punon prej katër vitesh. Ai bën të gjitha sigurimet e mundshme por, fokusi i tij është më shumë tek sigurimet njerëzore që përfshijnë: Sigurimet shëndetësore, ligjore, pensionale, sigurimet e banesave, sigurime të kompanive e të tjera.

Në sigurimet shëndetësore bëjnë pjesë: Sigurimet private, sigurimet për trajtim të veçantë mjekësor dhe në spitale private, sigurimet e udhëtimit etj.

Sigurimet ligjore apo “Rechtsschutzversicherung“ –  në rast se ke ndonjë problem ligjorë, atëherë e ke avokatin tënd për mbrojtjen e të drejtave tua.

Sigurimi pensional –  në qoftë se ke ardhur vonë në Austri për të jetuar dhe e sheh se pensioni yt do të jetë i vogël, atëherë mund të paguash sigurimin pensional që kur të dalësh në pension, pensioni të jetë më i lartë.

Sigurimi i paaftësisë së individëve për shkak të shëndetit – në qoftë se dikush mbetet i paaftë për të lëvizur (invalid) për shkak të keqësimit të shëndetit, atëherë  është sigurimi ai që paguan kujdesin e atij personi.

Sigurimi i aksidentit – në qoftë se dikush nga ndonjë fatkeqësi mbetet i paaftë për të lëvizur, është sigurimi që merr kujdesin e atij personi.

Sigurimet e kompanive – sigurojnë gjithë materialin dhe gjithçka që i nevojitet një kompanie.

Sigurimi i banesës – sigurohet në rast të ndonjë fatkeqësie apo dëmtimit të brendshëm si dhe për riparimin e mjeteve shtëpiake“, përmend ai vetëm disa nga shërbimet e shumta të sigurimeve.

Po ashtu Berati bën edhe: Sigurimin e përgjegjësisë, të ashtuquajturin “Haftpflichtverischerung”.

“Këtë sigurim do t`ua kisha preferuar të gjithëve sepse është një sigurim me shumë vlerë. Për shembull: Nëse pa dashje e lëndon dikë apo ia dëmton dikujt një televizor, laptop, celular apo çfarëdo tjetër, sigurimi merr përsipër të gjitha shpenzimet e mundshme”.

Berati si një “Berat-er” i vërtet ndërmjetëson edhe për marrjen e kredive përmes bankave të ndryshme në Austri për blerje të shtëpive, banesave, mundëson blerjen e veturave leasing e të tjera.

 

 

I kënaqur me klientët shqiptarë

Puna të cilën e bën Berati, sado që i jep kënaqësi të njeh njerëz të shumtë dhe të ndryshëm ka edhe përgjegjësitë e veta. “Kalojmë shumë mirë me klientë, mundohemi secilit t’i ofrojmë ofertat më të mira dhe t’i ndihmojmë se cilat janë pakot e sigurimeve të nevojshme për jetën e tyre.

Klientët e Beratit janë nga të gjitha kombësitë. Ai po ashtu ka shumë klientë edhe shqiptarë që jetojnë në Austri. “Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin që e kam me shqiptarët e gjitha trojeve tona. Është tjetër komunikim kur  jemi prej të njëjtit vend dhe flasim të njëtën gjuhë. Edhe unë mundohem që të bëj gjithçka që  është e mundur për t’u bërë ofertat më të mira dhe më të lira që i kemi dhe që na lejohet”, shtoi ai.

Të gjithë ju që dëshironi të informoheni më shumë për të gjitha llojet e pakove dhe shërbimeve të sigurimeve, mund të kontaktoni me Berat Qelajn në çdo kohë, për më tepër edhe në gjuhën shqipe.

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI