Shkurt.ch
Sindikatat dhe punëdhënësit i shpallin luftë punës ilegale të të huajve
Vetëm gjatë vitit 2016 me këtë bazë janë gjobitur më shumë se 1000 kompani, konstatojnë autoritetet e kantonit. Sipas tyre ndërkohë po përdoren edhe metoda të reja për t`u ikur detyrimeve ligjore
Në tregun e punës në Kantonin e Tiçinos punojnë gjithnjë e më shumë të huaj që nuk kanë leje të rregullt pune. Këtë gjendje e kanë konstatuar përmes kontrolleve të përbashkëta që kanë bërë kohëve të fundit shefat e kompanive të ndërtimit dhe sindikatat, bën të ditur srf.ch
Vetëm gjatë vitit 2016 me këtë bazë janë gjobitur më shumë se 1000 kompani, konstatojnë autoritetet e kantonit. Sipas tyre ndërkohë nga punëdhënësit dhe punëmarrësit po përdoren edhe metoda të reja për t`u ikur detyrimeve ligjore.
Sipas rregullave në fuqi, sot një kompani e huaj mund ta dërgojë një punëtor për të punuar atje më së gjati 90 ditë, transmeton albinfo.ch. Mirëpo po ndodh gjithnjë më shpesh që njerëzit e njëjtë, edhe pas kalimit të afatit të përmendur të hasen në kantierin e firmës së njëjtë, të paraqitur si të punësuar nga një firmë ndërmjetësuese e punës.
Për këtë arsye, sindikatat dhe punëdhënësit e ndërtimtarisë kërkojnë që këto boshllëqe ligjore të mbyllen.
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Nestlé kërkon falje pas tërheqjes më të madhe të formulës për foshnje në historinë e saj Markat e njohura si Beba dhe formulat e specializuara duke përfshirë Alfamino janë ndër ato të... -
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër -
Negociatat me BE-në për mbrojtjen e pagave mbeten të bllokuara














