Zhvillim
Sipas BERZH, përmirësohet standardi jetësor në Kosovë
Kur është fjala për shpenzimet qeveritare, të anketuarit kanë caktuar këto tri prioritete: të ndihmojë të varfrit, kujdesin shëndetësor dhe arsimin
Rreth 33 % e familjeve të anketuara në Kosovës besojnë se standardi i tyre i jetesës është përmirësuar gjatë katër viteve të fundit, sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shkruan ‘seenews.com’.
Kjo përfaqëson vlerën e dytë më të lartë në mesin e vendeve të Evropës Juglindore pas Rumanisë, thuhet në këtë raport në edicionin e saj në Anketën e Tranzicionit, që mbulon 34 vende, përcjell albinfo.ch.
Anketa është kryer në 51 mijë familje në 34 vende, kryesisht në vendet në tranzicion në Evropën Qendrore dhe Lindore, Azi, si dhe Turqi. Për herë të parë anketa është zhvilluar edhe në Qipro e Greqi.
Për hir të krahasimit me fqinjët perëndimore, studimi është kryer edhe në Gjermani e Itali.
Një total prej 32 % e të anketuarve në Kosovë thanë se janë të kënaqur me gjendjen e tyre financiare, që gjithashtu tejkalon vlerën mesatare në rajon.
Gjithashtu, rreth 43 % kanë raportuar se janë të kënaqur me jetën. Një statistikë gjithashtu interesante është se 70 % besojnë se fëmijët e tyre kanë të ardhme më të mirë se gjeneratat e tanishme, që është dyfishi i mesatares për Evropën Juglindore.
Rreth 67% e të anketuarve në Kosovë preferojnë një sistem politik demokratik, ndërsa 18% besojnë se një formë e një sistemi autoritar, mund të jetë një zgjidhje më të mirë.
Kur është fjala për shpenzimet qeveritare, të anketuarit kanë caktuar këto tri prioritete: të ndihmojnë të varfrit, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.
Kënaqshmëria me cilësinë e shërbimeve publike në Kosovës është shumë e ulët, me vetëm 50 të kënaqur me furnizimin me energji elektrike dhe 58 % me ujë. Megjithatë, 65 % janë të kënaqur me sistemin rrugor të vendit, një normë relativisht e lartë përqindjeje krahasuar me vendet tjera të rajonit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter