Bota
Trump: Irani, përgjegjës për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Irak
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se ai e mban Teheranin “plotësisht përgjegjës” për protestuesit që sulmuan kompleksin e Ambasadës Amerikane në Bagdad.
“Irani vrau një kontraktues amerikan, përderisa la të plagosur shumë të tjerë. Ne u përgjigjën fuqishëm dhe gjithmonë do të bëjmë kështu. Tani Irani po orkestron një sulm ndaj Ambasadës Amerikane në Irak. Ata do të mbahen plotësisht përgjegjës”, shkroi ai në Twitter.
Trump shtoi se pret mbrojtje nga forcat irakiane.
“Përveç kësaj, ne presim që Iraku të përdorë forcat e tij për ta mbrojtur Ambasadën, siç edhe janë të njoftuar!”
Prostestat dhe sulmet ndaj kompleksit të Ambasadës Amerikane në Irak vijnë pas sulmit të SHBA-së ndaj milicisë irakiane, të mbështetur nga Irani.
SHBA-ja kreu sulmet në Irak dhe Siri si kundërpërgjigje ndaj një sulmi, për të cilin po e fajëson Iranin, në një bazë ushtarake irakiane në Kirkë, ku mbeti i vdekur një kontraktues civil amerikan.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











