Lajme
Sipërmarrësi shqiptar në Londër, fitues i çmimit “ICT Startupi i Vitit”
Sipërmarrësi shqiptar Geri Cupi, me veprimtari në Londër, u shpall fitues i çmimit “ICT Startupi i Vitit” në edicionin e 8-të të ICT Awards, për projektin e tij “MonoChain”. ICT Awards janë vlerësime për talentet në fushën e teknologjisë nga trevat shqipfolëse, transmeton albinfo.ch.
U përmbyll edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji me shpalljen e fituesve në Mbrëmjen Gala. Mbrëmja Gala e edicionit të 8-të të ICT Awards erdhi pas një pritjeje të gjatë prej më shumë se 5 muajsh dhe u organizua duke respektuar masat e marra nga autoritetet në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Fitues i çmimit ICT Startupi i Vitit për edicionin e 8-të të ICT Awards u shpall Geri Cupi me projektin blockchain MonoChain, shkruan albinfo.ch.
MonoChain është një platformë B2B që synon të lehtësojë rishitjen për përdoruesit dhe mundësuar markave të monetizojnë tregun e rishitjeve. Platforma u inkubua në Plug and Play. Në Tetor të 2019-ës nisi një bashkëpunim me gjigantin Oracle. Partnerë të tjerë janë Levi’s, Sëarosvki dhe De La Rue. Monochain operon në tre zyra në Prishtinë, Londër dhe Nju Jork. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













