Lajme
Sistemi i financave i BE-së, i qëndrueshëm
Sistemi financiar europian deri më tani i ka rezistuar efekteve të pandemisë së COVID-19, por ky nuk është një argument për një fund të parakohshëm të masave të ndihmës, tha sot Bordi Europian për Rrezikun Sistemik (ESRB).
“Reagimi i shpejtë i shteteve ndaj krizës, derdhja e parave në ekonomi , e ka ndihmuar sistemin financiar të vazhdojë funksionimin”, shkroi ESRB në një raport të ri të botuar në Frankfurt, shkruan Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Veprimi i shpejtë i ndërmarrë nga qeveritë ka qenë thelbësor për të zbutur ndikimin e krizës në familje dhe firma”, vuri në dukje bordi.
Sipas ESRB, programe të tilla, si grantet e drejtpërdrejta ose garancitë shtetërore, të ndihmuara nga politika e lirë monetare, ndihmuan në stabilizimin e huadhënies dhe parandaluan një krizë likuiditeti.
Megjithatë, ekzistonte ende një rrezik që sektori financiar të vuajë, sa më shumë që vazhdon pandemia.
Përfundimi i mbështetjes ekonomike shumë shpejt mund të përkeqësojë krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi i ri, ndërsa pritja shumë e gjatë mund të rrisë gjithashtu presionin mbi financat e shtetit dhe të pengojë reformën strukturore, vuri në dukje ESRB
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit