Lajme

Situata e tregut të punës në Zvicër vazhdon të përmirësohet

Shkalla e papunësisë në Zvicër ra në 2.1 për qind në maj

Raportohet se shkalla e papunësisë në Zvicër ra në 2.1 për qind në maj, nga 2.3 për qind në prill, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), njofton albinfo.ch.

Gjatë një viti, papunësia ra me 31.4 për qind.

Siç raportojnë mediat e Zvicrës, tregu zviceran i punës po rikthehet fuqishëm nga pandemia, me mijëra kompani që reklamojnë pozicione të lira në disa sektorë.

Ndër industritë që po përjetojnë një bum janë IT, hoteleria dhe kujdesi shëndetësor. Kërkohen gjithashtu punëtorë të tjerë të kualifikuar, duke përfshirë elektricistët, marangozët dhe kopshtarët. /Albinfo.ch