Lajme

Përmirësim i situatës epidemiologjike në Zvicër

Lajme të mira në frontin e pandemisë

Situata epidemiologjike në Zvicër është përmirësuar ndjeshëm në javët e fundit që po i lëmë pas, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa numri i banorëve të vaksinuar plotësisht po i afrohet numrit mbi 2 milionë, ka më pak të infektuar, më pak raste aktive, më pak shtrime në spital dhe më pak vdekje në Zvicër.

Shkalla e infeksioneve ra në 98 raste për 100,000 njerëz, nga 274.54 një muaj më parë, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).

Dhe shkalla R, e cila tregon se sa shpejt virusi përhapet në të gjithë vendin, zhytur nën 0.75 – shumë nën pragun e 1.

Ky grafik tregon rënien e normës R në tri javët e fundit. /Albinfo.ch