Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana Cyrih – Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur... -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë -
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale -
Mërgimtarja ofron 14 dhoma dhe ushqim për familjet në nevojë pas vërshimeve -
Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin
Jeta në Zvicër
-
Dita e Zisë Kombëtare në Zvicër: masa dhe akte përkujtimore të planifikuara për sot Zvicër, 9 janar 2026 – Sot në të gjithë vendin po shënohet Dita e Zisë Kombëtare,... -
Kur dhe pse shpallen ditë zie kombëtare në Zvicër? Një praktikë e rrallë në një shtet federal -
Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin: Dhimbja e përbashkët kërkon përgjegjësi dhe veprim -
Në nderim të viktimave: Nuk do të ketë fluturime aeroplanësh në orën 14:00 -
Zvicra sot në zi kombëtare, ceremoni shtetërore dhe homazhe mbarëkombëtare për viktimat e Crans-Montana











