Lajme
Situata serioze në Gjermani, shënohet rekord brenda 24 orëve
Mbi 5,000 raste me koronavirus u regjistruan brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill
Rriten shifrat e COVID-19 në Gjermani. Mbi 5,000 raste me koronavirus u regjistruan brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill. Shifrat e publikuara të mërkurën nga Instituti Robert Koch, kanë treguar se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122, të marten, përcjell albinfo.ch.
Një total prej 334,585 i të infektuarve është regjistruar në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia, derisa si pasojë e tij kanë vdekur 9,677 pacientë. Një javë më parë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 2,828 raste me koronavirus në Institutin Robert Koch.
Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë. Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, andaj edhe janë duke u regjistruar më shumë të infektuar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














