Lajme
Situatë e paqëndrueshme në veri të Kosovës
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala tha se situata në veriun e Kosovës është e pandryshueshme, meqë incidentet janë duke vazhduar
Situata e sigurisë në veriun e “rebeluar” mbetet e paqëndrueshme dhe me tensione të vazhdueshme ndëretnike, vlerësuan të hënën përfaqësuesit e Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë. Sipas tyre, vazhdimi i incidenteve të shpeshta dhe shpërthimet e bombave, ë janë duke e mbajtur gjendjen e tensionuar.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala tha se java e shkuar është karakterizuar me incidente të shumta, të cilat e mbajnë siturën nën tension. “Situata është e pandryshueshme, meqë incidentet janë duke vazhduar”, deklaroi ai.
Lidhur me problemet aktuale që janë duke e sfiduar rendin dhe sigurinë, Bala theksoi se gjatë vikendit janë parë në Rudare dhe në Zupq persona të uniformuar, duke bërë roje. “Këta persona kanë vendosur kontejnerë dhe kanë bërë roje përgjatë 24 orëve”.
Ai kërkoi nga strukturat e rendit që të marrin masa dhe të mos lejojnë grupe të tilla që të marrin situatën në duar e tyre.
Bala tha se gjendjen e kanë rënduar edhe dezinformatat e medieve serbe për hyrjen e ROSU-së në veri. “Këto janë dezinformata me qëllim të tensionimit të mëtejmë të situatës”, deklaroi ai.
Sa i përket incidenteve të tjera gjatë javës së fundit, ai përmendi shpërthimin që ka ndodhur në Zveçan, mandej tentativën për të djegur një shtëpi shqiptare në Kroin e Vitakut etj.
Në këtë takim ai foli edhe për problemet e banorëve shqiptarë të Leposaviqit si pasojë e rrugës malorë të shkatërruar, për të cilën tha se do të rinovohet nga Komuna e Mitrovicës.
Ndryshe, dështimi i marrëveshjes për veriun e Kosovës, ka shtuar edhe me shumë tensionet në komunat e veriut të banuara me shumicë serbe. Këto incidente, sipas përfaqësuesve politikë, shqiptarë dhe serbë, japin sinjale që gjendja në veri duhet të zgjidhjet politikisht.
Ndryshe mediet në Beograd kanë raportuar se Prishtina zyrtare është duke u përgatitur për t’i dërguar në veri njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës. Mirëpo ky lajmë është kundërshtuar nga lidershipi në Prishtinë. Ishte zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili tha se Prishtina zyrtare është e orientuar që politikisht ta zgjidhë problemin në veri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












