Lajme
S’ka azil për kosovarët në Belgjikë
Të gjitha kërkesat për azil të qytetarëve të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës do të refuzohen, deklaroi Theo Francken sekretar për Azil dhe Migrim i Belgjikës
Sekretari i Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken u rekomandoi qytetarëve të Kosovës që mos t’ia mësyjnë Belgjikës, sepse nuk do të ketë azil për ta. Ai tha se të gjitha kërkesat për azil të qytetarëve të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës do të refuzohen në procedurë të shpejtë.
Këto komente Francken i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministri e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve, bashkëpunimin në mes të dy policive, dhe në veçanti u theksua çështja e azilkërkuesve kosovarë në Belgjikë.
“Ata marrin një vendim negativ dhe do të kthehen në shtëpi duarbosh. Ne duhet t’i parandalojmë këto tragjedi njerëzore, duke u ofruar atyre informacion të saktë, duke i ndalur nisjet e kota “, tha sekretari i shtetit Theo Francken.
Ndërsa ministri Hyseni u shpreh se është interes i Republikës së Kosovës që numri i azilkërkuesve nga Kosova të bie në mënyrë rapide, duke qenë se çështja e azilkërkuesve është kriter i rëndësishëm në rrafshin e liberalizimit të vizave.
“Në pajtim me qëndrimin e qartë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth kësaj çështjeje, unë i bëra ftesë delegacionit belg që procedurat për shqyrtimin e azilit nga ana e emigrantëve të parregullt nga Kosova të shkurtohen, të bëhen sa më efikase, në mënyrë që të gjithë ata qytetarë të cilët nuk mund të marrin azil, të kthehen në Kosovë sa më shpejtë”, tha ministri Hyseni.
Kosova, sipas tij, ka plotësuar shumicën e kritereve teknike për liberalizim dhe se liberalizimi më i shpejtë i vizave, siç tha Hyseni, do të zvogëlonte dukshëm shkallën e migrimit ilegal”, shtoi ministri Hyseni.
Të dyja palët theksuan se të gjitha kërkesat për azil që refuzohen, kthimi i rregullt i të refuzuarve të bëhet shpejtë, në mënyrë që qytetarët të mos kalojnë në peripeci të panevojshme të pritjes dhe ankthit që e përjetojnë deri sa e presin rezultatin përfundimtar.
Sekretari i Shtetit të Belgjikës, Francken, u takua ehe ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Ministri Çollaku informoi z. Francken me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Institucionet tjera të vendit në adresimin e faktorëve shtytës të migrimit, duke theksuar njëkohësisht se “Belgjika mund të shërbej si model edhe për vendet tjera të BE-së në eliminimin e faktorëve tërheqës të migrimit”.
Në anën tjetër Francken përsëriti qëndrimin e Mbretrësië së Belgjikës në mbështetje të proceseve integruese për Kosovën, duke shtuar gjithashtu se “Belgjika e konsideron Kosovën si vend të sigurt” rrjedhimisht qytetarët e Kosovës nuk do të mund të përfitojnë nga e drejta e azilit në këtë vend dhe në përputhje me Marrëveshjen e Riatdhesimit do të kthehen në Kosovë brenda pak ditësh.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













