Kosova
S’ka viza as këtë vit
Kosova, duket se as këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave
Ndonëse Bashkimi Evropian vlerëson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti.
Sipas njohësve të çështjeve integruese, liberalizimi i vizave për kosovarët nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës nga Finlanda, që do të fillojë në muajin e ardhshëm.
Heqja e vizave për Kosovën nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së nga Finlanda, e cila do të marrë në dorë timonin e këtij institucioni qysh nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Njohësit e integrimeve vlerësojnë se pavarësisht se është pozitiv fakti që Finlanda e njeh dhe e mbështet Kosovën, sipas tyre për ta futur liberalizimin e vizave në agjendë të Këshillit të Ministrave të BE-së nevojitet konsensus i plotë i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, gjë që aktualisht nuk ekziston.
Mirëpo nga Zyra e BE-së, e udhëhequr nga Frederika Mogerini, në një përgjigje dhënë “Zërit” kanë rikonfirmuar edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.
“Në korrik 2018 Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe përmbushjen e kushteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre, përcjell albinfo.ch.
Aty thuhet po ashtu se në këtë fazë i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së ta miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane Procesi i natyralizimit në Zvicër është mjaft i ngadaltë, pasi kalon në dy nivele të qeverisjes...
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’