Sport
Skandal në ring: Boksieri shqiptar i kafshon veshin boksierit serb
Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Astrit Klimenta, të premten në Munich është përballur me boksierin serb Andrej Pesiq. Ky meç nuk përfundoi në mënyrën më të mirë sportive pasi që Klimenta për shkak të provokimeve me fyerje mbi baza etnike nga serbi, humbi durimin dhe e kafshoi atë në vesh.
Saktësisht në raundin e dytë, ndeshja e boksit ka eskaluar tërësisht. Klimenta e kafshon në vesh kundërshtarin e tij serb. Gjyqtari e ndërpret ndeshjen dhe e diskualifikon boksierin shqiptar, shkruan heute.at, transmeton “albinfo.ch”.
Menjëherë pas kësaj në ring hyn promotori i boksierit serb, Petkoviç. Pasi u fjalosën me Klimenten, promotori Petkoviç godet më dorën e majtë boksierin shqiptaro – austriak.
“Nuk lejoj të fyhem unë dhe kombësia ime”
Boksieri shqiptar në llogarinë e tij në Facebook ka sqaruar edhe arsyet e ndodhje së këtij incidenti. “Është skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara meçit. Ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim, dhe nuk mund të isha i drejtë në ring.
Nuk isha mirë në aspektin psikik edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më, përcjell albinfo.ch. Por, në anën tjetër nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim”, ka shkruar boksieri shqiptar.
Se si do të jetë e ardhmja e boksierit shqiptar, ende nuk është bërë e qartë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike















