Maqedonia
Skandali i Agjencisë për Rini: Drejtori Kaevski e dënon poezinë albanofobe, por nuk jep dorëheqje
Pas reagimeve të shumta nga opozita dhe mediat shqiptare në Maqedoni, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i ka dënuar përmbajtjet e një përmbledhje poezie nga projekti “Poetët e rinj”, që është financuar nga Agjencia për Rini dhe Sport (ARS). Kjo për shkak të gjuhës diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
“Do të të bëjmë gjithçka që dëmi të rregullohet. Agjencia jonë e mbështet lirinë e shprehjes, por jo cënimin e lirisë së tjetrit, në baza etnike, gjinore e fetare. Është viti i katërt që hapet konkurs dhe poetet aplikojnë dhe ka komision profesional, të cilët në bashkëpunim me publikun i kanë zgjedhur poezitë. Ky rast është alarmues për institucionin tonë dhe ndiej përgjegjësi morale dhe i kërkoj falje publikut. Do të hetohet rasti se kush e ka lejuar këtë gabim. Do të kthehen të gjitha kopjet e shpërndara deri tash dhe nuk do të lejohet shpërndarja e mëtejshme”, ka thënë drejtori Darko Kaevski i cili njëkohësisht është edhe redaktori i librit me poezinë ofenduese.
Komisioni dënon procedurën e Agjencisë në fjalë, Komisionit profesional që ka vendosur për vlerësimin e përmbajtjes, si edhe autorin e poezive.
Vargjet e një poezie me autor maqedonas, në mënyrë përçmuese radhiten disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë. Poezia në gjuhën maqedonase përfundon me përdorimin e fjalën “shiptari”, që maqedonasit e përdorin për ofendim, kur u drejtohen shqiptarëve.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














