Lajme
Skeleti i rrallë i dinozaurit del në ankand në Paris
Dinozauri i rrallë pritet të shitet mbi një milion euro
Mësohet se një skelet dinozauri, i ruajtur jashtëzakonisht mirë, një camptosaurus i njohur si Barry, do të dalë në shitje në Paris muajin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se dinozauri, i cili daton nga periudha e vonë Jurassic, rreth 150 milionë vjet më parë, u zbulua për herë të parë në Wyoming në vitet 1990. Fillimisht u restaurua në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, nga i cili mori emrin, raporton CNN.
Ndërkohë, laboratori italian Zoic, i cili bleu Barryn vitin e kaluar, ka bërë punë të mëtejshme restauruese në skeletin, i cili është 2.1 metra i lartë dhe 5 metra i gjatë.
“Është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë”, tha Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandeve në Paris Drouot, ku do të bëhet shitja.
“Për të marrë shembullin e kafkës së tij, kafka është e plotë në 90% dhe pjesa tjetër e dinozaurit (skeleti) është e plotë në 80%”, tha ai.
Mostrat e dinozaurëve mbeten të rrallë në tregun e artit, me jo më shumë se dy shitje në vit në mbarë botën, tha Giquello.
Skeleti, i cili do të shfaqet për publikun në mes të tetorit, pritet të arrijë deri në 1.2 milionë euro kur të dalë në shitje më 20 tetor.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













