Lajme
Sllovenia i kthehet Shengenit
Sllovenia nga mesnata përsëri fillon me zbatimin e plotë të marrëveshjes së Shengenit në kufirin e saj me Kroacinë, njofton agjencia sllovene STA, përcjell albinfo.ch.
Vendimi erdhi në përputhje me kontratën për mbylljen e rrugës ballkanike për refugjatët, për të cilën u dakorduan të hënën, në samitin BE-Turqi.
Policia sllovene lejoi të hyjnë në vend vetëm të huajt me dokumente të vlefshme udhëtimi, dhe ata që do të shprehin dëshirën për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe personat që kanë nevojë për trajtim humanitare.
Kryeministri slloven, Miro Cerar, në një samit në Bruksel, tha se rruga ballkanike për refugjatët nuk ekziston më, dhe se Sllovenia edhe në të ardhmen do të lëshojë vetëm ata me dokumente të duhura për hyrjen në zonën Shengen.
“Samiti dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që kontrabandojnë refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm, dhe kjo është se rruga e Ballkanit nuk ekziston më.”, tha Cerar.
Konkluzionet e samitit ishin se “flukset e paligjshme të emigrantëve do të përfundojnë”, ndërsa drafti përfundimtar ishte se “rruga e Ballkanit është e mbyllur”, për të cilën ishte angazhuar edhe Sllovenia, tregon kryeministri slloven.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













