Lajme
Sllovenia rifillon vaksinimet me AstraZeneca
Sllovenia rifilloi sot administrimin e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, pas garancisë së dhënë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), deklaroi ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar, transmeton albinfo.ch.
Sllovenia kishte pezulluar vaksinimin me AstraZeneca, pas vendimeve të ngjashme të marra nga vende të tjera europiane, në sfondin e reaksioneve të rënda që dyshohej se kishin lidhje me vaksinën.
Edhe disa vendem, si Italia, Franca dhe Gjermania, po përgatiten sot të rifillojnë vaksinimin me vaksinën AstraZeneca pas një mendimi të favorshëm nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), ndërkohë që Franca po përgatitet të rikufizojë një të tretën e popullsisë, përfshirë Parisin.
Vaksinimi me vaksinën AstraZeneca do të mund të rifillojë në Gjermani, Bullgari, Slloveni dhe në Itali, rikufizuar që prej të hënës. Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) e konsideron përdorimin e vaksinës antiCOVID-19 “AstraZeneca” të sigurt, pavarësisht raporteve në lidhje me mpiksjet e gjakut.
“Mbërritëm në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive”, tha EMA. “Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”, theksoi ajo.
“Provat në botën reale sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, përfundon EMA.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














