Kosova
S’mbahet seanca e Kuvendit për skandalet në diplomacinë kosovare
Për shkak të mungesës së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka dështuar të mbahet seanca për skandalet në diplomacinë kosovare.
Partitë opozitare kanë kërkuar që seanca të shtyhet për një datë tjetër, përcjell albinfo.ch.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar shtyrjen e seancës në mungesë të dy aktorëve kryesorë. Këtë propozim e mbështeti edhe Memli Krasniqi i PDK-së, i cili theksoi se seanca mund të mbahet pas datës 20 nëntor, kur do të jetë edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Më kritike ndaj qeverisë ka qenë Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, e cila i ka quajtur të papërgjegjshëm Haradinajn e Pacollin. Ajo tha se qytetarët duhet të dinë të vërtetën për gjithçka që ndodh në politikën e jashtme. Kritika ndaj kryeministrit ka pasur edhe nga PSD-ja. Ndërsa partitë në pushtet, AAK-ja e Nisma, janë munduar ta arsyetojnë mungesën e kryeministrit dhe të ministrit.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën