Lajme
Sommaruga dhe Bellen, si “qytetarë normalë”, në metronë e Vjenës
Ndërsa Sommaruga udhëtimin nga Cyrihu në Vjenë e ka bërë me trenin e natës dhe jo me aeroplan, siç bëhet zakonisht
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, ka pritur sot homologen e tij zvicerane, Simonetta Sommaruga. Temë bashkëbisedimi ka qenë mbrojtja e klimës, gjegjësisht përmbushja e zotimeve për reduktim të emetimit të CO2, shkruan albinfo.ch.
Në këtë drejtim, presidentja federale e Zvicrës ka shpallur planin e saj dhe të shtetit zviceran që deri në vitin 2050 Zvicra të arrijë objektivin e një vendi “neutral” edhe sa i përket klimës.
Por më shumë se bisedimet në mes të dy presidentëve, kureshtjen e publikut e kanë ngjallur disa fotografi të publikuara në Instagram të dy kryeshtetasve, shkruan albinfo.ch. Në to shihen Sommaruga dhe van der Bellen të ulur fare normalisht në një vagon të metrosë së Vjenës.
Ndërsa Sommaruga udhëtimin nga Cyrihu në Vjenë e ka bërë me trenin e natës dhe jo me aeroplan, siç bëhet zakonisht. Me këtë rast ajo ka dëshmuar edhe praktikisht seriozitetin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit. Nga ana tjetër, van der Bellen, i cili është politikan i gjelbër dhe si i tillë, ambientalist i bindur, i është bashkuar mysafires së tij në metro, prej nga kanë dalë edhe fotografitë e përmendura.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër















