Futboll

Sonte derbi i shqiptarëve në Cyrih

Sonte nga ora 21:00 në Cyrih zhvillohet ndeshja e 1/16 e Ligës së Evropës ndërmjet Zurichut dhe Napolit.

Për skuadrën zvicerane aktivizohen Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu, derisa në anën tjetër te Napoli, që disa vite luan Elseid Hysaj, përcjell albinfo.ch.

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli ka thënë se skuadra italiane ka shumë futbollistë të dalluar, megjithatë do të luajnë për fitore. “Në stadiumin tonë duam të tregojmë guxim dhe të luajmë me mençuri”, është shprehur Kololli për mediat italiane.

Lazio e Thomas Strakoshës, Valon Berishës dhe Riza Durmishit do të ballafaqohet me Sevillën, ndërsa Arsenali ku aktivizohen Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ndeshen me BATE-n.