Sport
Sonte mbrëmja gala e futbollit zviceran
Sonte do të shpallet futbollisti më i mirë, trajneri, ekipi i vitit, lojtari më i mirë nga tifozët, goli më i mirë e kështu me radhë
Më 30 janar (sonte) do të mbahet mbrëmja gala e futbollit zviceran “SFL Award Night”, ku do të ketë si protagonistë shumë futbollistë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Ata të përzgjedhur mes kandidatëve për t’u bërë pjesë e “Skuadrës së vitit” si në Superligë, ashtu edhe në kategorinë e dytë. Mbrëmja do të mbahet në Lucern.
Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe sigurisht se pritet të shkëlqejnë edhe në mbrëmjen e veçantë të futbollit zviceran.
Në formacionin ideal të këtij edicioni për Superligën e Zvicrës, mes emrave që mund të përzgjidhen është edhe ai i Taulant Xhakës, gjithnjë e më shumë lider te Baseli, skuadër që po dominon. Përkrah tij është edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski i Luganos.
Në Challenge League, sigurisht që nuk mund të mungonin emrat e dy futbollistëve shqiptarë të Zurichut, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku, edhe pse ky i fundit tashmë ka kaluar në Superligë, në radhët e Luganos dhe do të vazhdojë atje pjesën e mbetur të sezonit.
Në listën e sulmuesve në këtë kategori gjendet edhe emri i kosovarit 20-vjeçar të Schaffhausen, Shkëlqim Demhasaj, i cili është një nga zbulimet e sezonit në Zvicër, ku në 18 ndeshje ka shënuar 8 gola.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














