Lajme

Sot pritet të përmbyllen numrimet e pakove të ardhura nga diaspora

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të ardhura jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga jashtë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas këtyre dy proceseve pritet numërimi i votave nga diaspora e atyre me kusht, për të vazhduar më pastaj me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Elezi ka bërë të ditur se deri të premten kanë përfunduar me rinumërimin e rreth 70 për qind të vendvotimeve, të cilat i janë nënshtruar këtij procesi. Kanë mbetur 118 vendvotime që të rinumërohen nga gjithsej 552 vendvotime.

Ai shtoi se ky proces pritet që të përmbyllet këtë të shtunë.

“Deri më tani janë rinumëruar 70% apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm me vendimin e fundit të KQZ-së. Po ashtu shërbimi votues i  KQZ është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës 2-12 shkurt.  Janë hapur 41 mijë e 236 pako të supozuara me fletëvotime, ku kemi të aprovuara 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se arsyet e refuzimit të këtyre zarfeve janë të ndryshme, por mund të kategorizohen në 5 grupe kryesore:

8 mijë e 417 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

6 mijë e 113 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

1 mijë e 268 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

2 mijë e 249 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

829 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI