Lajme

Spahn: Nëse nuk ka variante të tjera, pandemia përmbyllet në pranverë

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, deklaroi se pandemia Covid-19 do ta ketë fundin e saj pranverën e ardhshme.

“Nëse nuk ka variante të reja, kundër të cilave vaksina nuk do të mund të na mbrojë, atëherë në pranverë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë dhe do të jemi në gjendje të kthehemi në normalitet”, shtoi ai, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

“Imuniteti i tufës arrihet gjithmonë. Pyetja është nëse kjo është përmes vaksinës ose përmes infektimit. Vaksina është mënyra më e sigurt”, shtoi ai.