Lajme
Spahn: Varianti britanik po përhapet me shpejtësi në Gjermani
Varianti më infektiv i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe, po përhapet me shpejtësi në Gjermani, paralajmëroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Varianti, i njohur me emrin shkencor B117, tani përbën mbi 22 % të infektimeve në vend, në krahasim me pothuajse 6 % më pak se dy javë më parë”, tha Spahn, duke cituar të dhënat e agjencisë gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” (RKI), transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne duhet të supozojmë se varianti shpejt mund të bëhet dominues edhe këtu”, shtoi ai.
Sipas ministrit, 1,5 % e rasteve janë shkaktuar nga mutacioni i Afrikës së Jugut.
Kohët e fundit, qeveria gjermane ka rritur burimet në laboratorë për renditjen e punës, në mënyrë që të marrë një pamje më të qartë të përhapjes së varianteve të koronavirusit në vend.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













