Koronavirusi: çast pas çasti
Rritje e lehtë e numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Spanjë
Gjatë 24 orëve të kaluara, nga koronavirusi në Spanjë kanë vdekur 325 persona. Shifra e re është më e lartë se ditën e kaluar, kur u shënuan 301 viktima.
Sidoqoftë, kjo është dita e gjashtë me radhë që Spanja shënon më pak se 400 viktima për 24 orë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë shtet ka shkuar në 24,275.
Vetëm për një ditë, në Spanjë u shëruan 6,399 pacientë dhe kjo ishte shifër rekord që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani janë shëruar gjithsej 108,947 persona të infektuar.
Sipas të dhënave më të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 212,917, shifra e dytë më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.
Në anën tjetër, Spanja është e treta në botë për numrin më të madh të viktimave të virusit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, shkruan “The Guardian”
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














