Lajme
Sparks e pranon se mungon lëvizja e lirë e EULEX-it në veri
Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës paralajmëron një tjetër 25 korrik në veri
Pesë ditë hetime nuk i kanë mjaftuar policisë së Kosovës dhe EULEX-it, që të gjejnë të paktën motivin e sulmit në familjen Haradinaj në veri të Mitrovicës, ku mbeti i vdekur kryefamiljari Selver Haradinaj.
Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes, ka pranuar kufizimet që ka ky mision për lëvizjen nëpër veri, për shkak të barrikadave të ngritura nga popullata lokale atje, raporton Koha.
Sparkes, megjithatë, ka kërkuar nga banorët që të mos e humbin besimin në sundim të ligjit, ndonëse ka thënë se i kupton shqetësimet.
“Presidentja ka kërkuar nga unë që t`i shpjegoj këndvështrimin e EULEX-it për zhvillimet e fundit në veri dhe tensionet e ngritura. Ka shumë shqetësime. Si presidente ajo po mendon për të gjitha komunitetet”, ka deklaruar ai.
Sparks ka thënë se e ka siguruar atë se EULEX-i po e bën punën e vet brenda kufizimeve që ka në aspektin e numrit të njerëzve që ka në veri. “Kufizime që vijnë nga mungesa e plotë e lirisë së lëvizjes që kemi në veri. Ajo nuk do të shohë tensione dhe do që njerëzit të kenë besim tek institucionet”, ka deklaruar Sparks.
Nga ana tjetër numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë.
Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
“Aksioni i 25 korrikut do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kuçi për KTV.
Kuçi është shprehur i pakënaqur me dinamikën e KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë, duke kërkuar më tepër bashkëpunim për ta vënë ligjin.
Sipas tij, EULEX-i e ka për detyrë të zbatojë mandatin e vet për vendosjen e ligjit edhe në veri, ndërsa ka thënë se qeveria është treguar e kujdesshme për të dalluar qytetarët serbë nga kriminelët.
Kjo sipas tij, është bërë me qëllim që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
Për këtë ka reaguar i ashtuquajturi Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq. Ai ka vlerësuar se aksionet e policisë kosovare në veri, do të paraqisnin “aventurë të rrezikshme”, e cila sipas tij, mund të nxiste pastaj reagim të dhunshëm.
Ivanoviq ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë një gjë të tillë.
Ai ka theksuar se veriu i Kosovës është problem politik, i cili nuk mund të zgjidhet me dhunë, sepse në këtë rast do të nxiste reagim të dhunshëm të cilin askush nuk do të mund ta qetësonte.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












