Kosova
Specialja pushon hetimet ndaj Sokol Bashotës
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka pushuar hetimet ndaj Sokol Bashotës pas pesë vjetësh.
Këtë e bëri të ditur vetë Bashota, me anë të një postimi në Facebook.
“Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokruroit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë. Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar”.
Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore. Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim, z. Artan Qerkini, për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi”, tha ai.
Bashota sot dëshmoi në ditën e katërt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dëshmitar i 109-të në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Bashota në seancën e sotme deklaroi se Thaçi nuk ishte në gjendje të lëshojë urdhra për zonat. Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe, ai tha se drejtori i Drejtorisë Politike s’e ka pasur këtë mundësi, shkruan Betimi për Drejtësi.
Specialja ditë më parë i pushoi hetimet edhe ndaj Halil Çadrakut.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











