Kosova
SPEEEX hap dyert për diasporën, lanson platformën EEEXPLORE
SPEEEX është një mundësi e artë për gjeneratat e reja, që flasin gjuhët e huaja si ajo gjermane, frënge dhe italiane dhe që duan të kontribuojnë me punën e tyre për komunitetin dhe vendin e tyre, Kosovën
Platforma më e re digjitale inovative EEEXPLORE Kosova, u bë publike mbrëmë në selinë më të re të kompanisë SPEEEX. Platforma e EEEXPLORE ka për qëllim promovimin e Kosovës në diasporë, nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe e gjithë Evropa.
Por, së pari, çfarë është SPEEEX?
SPEEEX është një mundësi e artë për gjeneratat e reja, që flasin gjuhët e huaja si ajo gjermane, frënge dhe italiane dhe që duan të kontribuojnë me punën e tyre për komunitetin dhe vendin e tyre, Kosovën. Korporata SPEEEX është pioniere në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe shërbimeve të BPO-së (Business Process Outsourcing).
Drejtuesi i kompanisë SPEEEX, z. Fikret Murati para një audience të gjerë tregoi se kohë më parë as nuk e kishte imagjinuar ta ftonte diasporën që të kthehej në Kosovë, por tani me krijimin e platformës së re, ndjehet i sigurt që t’i ftojë ata që t’i bashkohen rrugëtimit të tij.
Pse ekzistojnë tri shkronjat ‘E’ radhazi në fjalën SPEEEX, Murati e bëri publike gjatë prezantimit të platformës ‘EEEXPLORE’.
“Nuk besoj që e keni të qartë se çfarë do të thotë SPEEEX dhe pse e shkruajmë SPEEEX me tre E-ja, (it stands for Speaking, Spelling, Experts) qëndron për Ekspertët e të Folurit dhe të të Shkruarit Drejt.”
Për një fjalë rasti, në skenë u ngjit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“SPEEEX është treguesi i qartë për ndikimin e mërgatës, bashkatdhetarëve tanë në veçanti për fuqinë dhe ndikimin ekonomik të saj nga Zvicra e këtu në Kosovë. Kosova është me fat që ka një mërgatë të tillë, njëkohësisht është me fat që një shtet mik si Zvicra ka krijuar hapësira dhe mundësi për integrimin e popullit tonë atje”, tha kryeministri.
Kurti tha se përkundër që Kosova ka territor të vogël, prapë se prapë është vend për arritje dhe mundësi të jashtëzakonshme, e sidomos kur këto mundësi kombinohen me përvojat e Zvicrës, sipas tij, prodhojnë suksese të tilla.
Anëtari i bordit, Vigan Disha tregoi për rrugëtimin e kompanisë ndër vite dhe planet që kanë për të ardhmen.
“Po e lansojmë një platformë me theks nacional. Disa fakte të këtij sektori që ja vlen të ceken janë që ky sektor që daton në vitin 2008, tash e 15 vite po tregon një potenc jashtëzakonisht të madhe në Kosovë, ka të punësuar mbi 10600 të rinj e që në buxhetin e Kosovës sjell një qarkullim prej 300 milionë euro. Prej vitit 2019 deri në vitin 2022, sipas statistikave të fundit ka sjellë në buxhetin shtetëror 1.3 miliardë euro qarkullim”, tha ndër të tjera Disha.
Arsyeja pse SPEEEX ka arritur suksesin e deri tanishëm, sipas Dishës, është fakti që kompania ka synime të qarta, funksionon sipas katër shtyllave kryesore të teknologjisë dhe po fokusohet tek rinia.
“Ne e kemi gjetur PSE-në tonë, i kemi katër shtylla bazë të kompanisë që na dallon prej konkurrencës. Shtrihet në pesë lokacione, duke i shërbyer 17 tregjeve globale, jemi duke fuqizuar ekonomitë lokale, duke reduktuar papunësinë e si rezultat duke e rikthyer avantazhin ekonomik që rinia jonë e ka”, shtoi Disha.
Kërkesa e drejtuesve të SPEEEX është që udhëheqësit e vendit të bashkëngjiten në ketë rrugëtim në mënyrë që të rinjtë mos të kenë nevojë të largohen nga Kosova.
“Në qoftëse kokat e qeverisjes e vendosin këtë sektor si potencial strategjik në agjendë atëherë ne do te jemi prapa tyre dhe numri i këtyre të punësuarve të rritet ne mbi 25000, atëherë e bëjmë diferencën në botë”, përfundoi Disha.
Zëvendës Ambasadori zviceran, Christopher Furs në anën tjetër tregoi për bashkëpunimin e Kosovës me Zvicrën dhe sukseset që kjo kompani po korr, duke theksuar që diaspora ka një vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
“Në një periudhë shumë të shkurtër kohore SPEEEX ka arritur të jetë lideri në BPO në Kosovë. Ka vetëm disa kompani që kanë të punësuar kaq shumë njerëz në këtë vend. Zvicra dhe Kosova siç e dini kanë lidhje të forta përmes diasporës. Nuk është vetëm për shkak të vendeve por edhe njerëzve që janë të lidhur me një shoqëri dhe interesa të përbashkët. SPEEEX është dëshmi së si diaspora mund të kontribuoj suksesshëm në Kosovë. SPEEEX funksionon jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera Vushtrri, Ferizaj dhe Prizren.”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026 A do të jetë Lara në Lojërat Olimpike 2026 ...
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës