Lajme
Spitalet zvicerane duan ta përgjysmojnë çmimin e terapisë kundër kancerit
Ajo që duan të arrijnë spitalet e bashkuara universitare është që terapia që kushton 370 mijë franga, të ofrohet për 150 mijë deri në 200 mijë franga
Spitalet universitare të Zvicrës kanë vendosur që të bëhen bashkë për të mundësuar shërim më pak të kushtueshëm për pacientët kancerozë. Ato kanë ngritur një platformë të përbashkët, duke synuar që pacientët në fjalë t`i trajtojnë me terapi qelizore të tyren, që kushton dukshëm më lirë.
Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, me këtë veprim, spitalet duan të tregojnë se trajtimi i kësaj sëmundje mund të bëhet me çmim më të lirë se ai që ofron industria farmaceutike.
Siç dihet, kompanitë farmaceutike për një terapi qelizore kundër kancerit kërkojnë rreth 300.000 franga, transmeton albinfo.ch. Kështu, terapia Kymriah kundër disa formave të kancerit të gjëndrës limfatike dhe të gjakut, e kompanisë Novartis kushton, 370 mijë franga.
Ndërsa ajo që duan të arrijnë spitalet e bashkuara universitare është që kjo terapi të ofrohet për 150 mijë deri në 200 mijë franga.
Sipas artikullit të gazetës së përmendur, projektet e para tashmë kanë filluar në Lozanë dhe në Bernë.
Zyrtarisht, terapia qelizore e Novartis-it, në Zvicër është lejuar nga tetori i vitit 2018. Prej atëherë, në Spitalin Universitar dhe atë të fëmijëve në Cyrih, në Inselspital të Bernës dhe në Bellinzona janë trajtuar afër 20 pacientëve me këtë terapi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor