Shqipëria
Spiunët rusë në Shqipëri: Nga ngjarja në Gramsh, tek ‘Defender Europe 21’
Ngjarjet në Gramsh e Poliçan nuk përbëjnë të parën herë kur shtetas rusë e cekë i kushtojnë një vëmendje jo të zakontë objekteve ushtarake e uzinave të armëve në Shqipëri e përpiqen të sigurojnë pamje të tyre.
Vitin që shkoi autoritetet shqiptare nisën të hetonin dy shtetas rusë e pesë çekë nën dyshimet për spiunazh ushtarak të kryer gjatë stërvitjes “Defender Europe 2021”. Asokohe u tha se çekët kishin qenë duke fotografuar bazën e NATO-s në Kuçovë si dhe stërvitjet e trupave amerikane në Durrës. Dy shtetas rusë u vendosën po kështu nën hetim nga Prokuroria e Tiranës; njëri prej tyre, Vladislav Cherkasov, kishte hyrë në vend më 12 maj të vitit të kaluar dhe me vete iu gjet një dron. Si destinacion të tij kishte shpallur Durrësin, e kjo pikërisht në kohën kur atje zhvillohej stërvitja e rëndësishme ushtarake.
Georg Budanov sakaq hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës më 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij me gjithë informacionin sekret, shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar në Evropë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore më 10 maj, nën argumentin që nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri. Ministria e Jashtme ruse reagoi asokohe me akuzat se e gjithë kjo nuk ishte gjë tjetër, sipas saj, veçse propagandë e NATO-s./tch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











