Lajme
‘Sputnik V’ do të prodhohet në Itali, deri në fund të vitit synohen 10 milionë doza
Procesi i vaksinimit është shndërruar në çështjen kryesore të shumë shteteve evropiane, të cilat po përballen edhe me kompanitë farmaceutike që herë pas here kanë njoftuar se do të ketë vonesa në furnizim.
Në përpjekje për të mbushur boshllëqet Dhoma italo-ruse e Tregtisë bëri me dije se autoritetet ruse dhe kompania ‘Adienne Pharma & Biotech’ me qendër në Zvicër kanë nënshkruar një marrëveshje për të prodhuar vaksinën ‘Sputnik V’ të Rusisë në Itali, duke shënuar marrëveshjen e parë evropiane të prodhimit për vaksinën ruse.
Sipas të dhënave të para, prodhimi i vaksinës ruse në Itali pritet të nisë në qershor dhe deri më fund të vitit shpresohet të prodhohen 10 milionë doza të ‘Sputnik V’, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia Evropiane e Barnave më 4 mars njoftoi se kanë filluar shqyrtimin e vaksinës ‘Sputnik V’, e cila sipas revistës mjekësore ‘Lancet’, bazuar në testet klinike, ka shfaqur 91.6 % efikasitet kundër Covid-19.
Në një kohë kur Italia ka kaluar kuotën e 100 mijë vdekjeve si pasojë e COVID-it, kryeministri Mario Draghi ka deklaruar se vetëm përshpejtimi i procesit të vaksinimit i jep fund krizës së koronavirusit.
Për këtë arsye, Draghi ka rritur presionin ndaj kompanive farmaceutike që të respektojnë kontratat.
Më herët kryeministri italian bllokoi eksportin drejt Australisë të vaksinës së ‘AstraZeneca’, pasi kompania uli ndjeshëm dërgesat e planifikuara për në Bashkimin Evropian. Kujtojmë se Italia synon të prodhojë vaksinën e saj ‘Reithera’, provat klinike të së cilës kanë nisur.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












