Gjuha
Sqarohet Ministria e Diasporës për tekstet shkollore
Tekstet shkollore janë nisur për nxënësit e diasporës më 29 gusht 2012
Ministria e Diasporës së Kosovës sqaron se në artikullin “Nxënësit në diasporë pa tekste shkollore”, të publikuar më 06.09.2012 në portalit albinfo.ch se për botimin e këtyre teksteve shkollore është njoftuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë në muajin korrik 2012, ndërsa librat i ka nisur për në vendet e diasporës më 29 gusht.
Librat dërgohen në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të cilat, më pas, i shpërndajnë nëpër shkolla. Ndërkaq, në Austri librat i pranon dhe i shpërndan vetë Ministria e Arsimit e Austrisë, thonë zyrtarët e Ministrisë së Diasporës.“Këto libra MASHT-i Ministrisë së Diasporës ia ka dorëzuar më 29 gusht 2012 dhe Ministria e Diasporës po atë ditë i ka nisur në destinacionet e përmendura”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Diasporës.
Ministria e Diasporës thotë se dërgimi i librave është në vazhdën e prioriteteve për institucionalizimin e arsimit plotësues në mërgatë.
“Ministria e Diasporës dërgoi libra shkollorë, të botuar nga MASHT-i dhe lektyra shkollore për nevojat e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët tanë në diasporë”, thonë zyrtarët e kësaj ministrie.
Sipas tyre, librat dërgohen në 13 vende të Evropës, përkatësisht në vendet ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe: – Në Gjermani – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë – Në Zvicër – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë – Në Suedi, Norvegji dhe në Danimarkë – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë – Në Austri – 530 komplete; 3180 ekzemplarë – Në Mbretërinë e Bashkuar – 500 komplete; 3.000 ekzemplarë – Në Belgjikë – 200 komplete; 1200 ekzemplarë – Në Itali – 70 komplete; 420 ekzemplarë – Në Finlandë – 100 komplete; 600 ekzemplarë – Në Kroaci – 70 komplete; 420 ekzemplarë – Në Slloveni – 50 komplete; 300 ekzemplarë dhe – Në Francë – 50 komplete. 300 ekzemplarë Gjithsej: 27.420 ekzemplarëNdërkaq, lektyra shkollore për 14 bibliotekat shkollore:Suedi – 13 komplete për 13 shkolla në qytetet e ndryshme; 2046 ekzemplarë; Francë – 1 komplet për qytetin Lion; 124 ekzemplarë; Gjithsej: 2170 libra shkollorë, thuhet mes tjerash në sqarimin e Ministrisë së Diasporës, e cila ofron si dëshmi edhe faksimilet e pranimit të teksteve nga Ministria e Arsimit.
Ky sqarim është botuar si reagim i artikullit në vijim:
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Donald Trump përsëri veçon Zvicrën në mbrojtje të tarifave Në një intervistë të transmetuar në Fox Business, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara "i kishin... -
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika













