Futboll
Stadiumi në Cyrih pritet të jetë i mbushur me tifozët shqiptarë
Stadiumi “Letzigrund” ka kapacitet prej 26 mijë ulëseve, derisa është stadiumi vendas i klubit të futbollit të Zurichut dhe Grasshopper-it
Tashmë është gjithçka zyrtare. Takimi vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Cyrih në stadiumin “Letzigrund”.
Të gjitha palët kanë konfirmuar marrëveshjen, derisa edhe mediat zvicerane i kanë kushtuar rëndësi kësaj përballje, që zhvillohet më 29 maj nga ora 20:00, shkruan albinfo.ch.
“Blick” shkruan se postieri i ndeshjes tashmë është shtypur dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur.
Për dallim nga dy ndeshjet e fundit miqësore të Kosovës, ky takim do të zhvillohet në një stadium me 25 mijë ulëse.
Duke parë edhe që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Zvicër, atëherë, shumica e biletave pritet të shiten.
Për bashkatdhetarët ky është një rast i mirë të shohin Shqipërinë dhe Kosovën nga afër, për më tepër, në një takim vëllazëror.
Stadiumi “Letzigrund” ka kapacitet prej 26 mijë ulëseve, derisa është stadiumi vendas i klubit të futbollit të Zurichut dhe Grasshopper-it. Ky stadium është olimpik dhe është përdorur në shumë gara të atletikës, si Liga e Diamant, kurse është përdorur edhe për koncerte.
Gjithashtu në këtë stadium janë zhvilluar ndeshje të Kampionatit Evropian më 2008, ndër të tjera edhe Francë-Itali.
Edhe Zvicra ka luajtur disa ndeshje në këtë stadium, kurse në muajin mars ishte zhvilluar ndeshja miqësore Egjipt-Portugali, derisa është konfirmuar edhe ajo ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat