Shkurt.ch
Stambolli bëhet me një kishë të re pas 90 vjetëve
Kritikët e Erdogan-it e akuzojnë atë për tendencën e islamizimit të vendit. Pjesëtarët e pakicave të krishtera në Turqi janë të izoluara dhe janë viktima të dhunës sektare
Në Stamboll shumë kisha të krishtera në dekadat e fundit janë ristauruar ose rihapur, por nuk është ndërtuar asnjë më shumë. Tani ka ardhur koha që minoritetet e krishtera siriane të ndërtojnë një kishë të re, raportojnë mediet turke.
Që prej themelimit të Republikës Turke më 1923, asnjë kishë e re e krishterë nuk ishte lejuar në Turqi. Për të krishterët turq ka tani një lajm të mirë: në pjesën e qytetit të Stambollit, në Lagjen Marmara, do të ndërtohet një kishë e re për minoritetin e krishterë-sirian.
Ndërtimi pritet të nisë muajt e ardhshëm.
Turqia është laike sipas Kushtetutës dhe përfshin të drejtën themelore të lirisë së fesë. Popullsia është 99 për qind e besimit mysliman.
Kritikët e qeverisjes së Rexhep Tajip Erdogan e akuzojnë për tendencën e islamizimit të vendit. Pjesëtarët e pakicave të krishtera në Turqi janë të izoluara dhe janë viktima të dhunës sektare.
Pakicës së krishterë siriane në Turqi i përkasin rreth 20.000 njerëz. Ata janë të krishterë ortodoksë e katolikë dhe jetojnë kryesisht në juglindje të vendit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













